Vala Fest 2024 krijoi një jehonë të madhe në mediat dhe në platformat sociale. Media të njohura shqiptare, si Panorama TV, Balcanweb dhe Vizioni Plus, e trajtuan këtë festival si një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm për muzikën dhe turizmin shqiptar. Këto media ofruan raportime të detajuara dhe materiale që shprehën emocionet dhe atmosferën që mbizotëroi gjatë festivalit levizes. Përdoruesit e Instagram dhe Facebook shpërndanë foto dhe video nga koncertet, duke e bërë kështu Vala Fest një ngjarje të komentuar gjerësisht. Të rinjtë dhe adhuruesit e muzikës ishin të pranishëm dhe ndanë momente të gëzuara, duke kontribuar në përhapjen e jehonës së këtij festivali. Vala Fest ka krijuar një impakt të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë, duke i ofruar mundësinë publikut të ndiqte ngjarjen në kohë reale dhe të shijonte një eksperiencë unike.
No Comments